Fifi sot feston ditëlindjen, ky është urimi emocional që mori nga i dashuri i saj
Fifi është njëra ndër këngëtaret më të përfolura të estradës shqiptare.

ShowBiz
Ajo mori vëmendje të madhe me rrugëtimin e saj në “Big Brother VIP”, e më pas me lidhjen e saj me Adis Patushin, shkruan lajmi.net.
E këngëtarja sot feston ditëlindjen e 28-të.
Kjo ditëlindje është e veçantë për këngëtaren pasi është kompletuar nga ana emocionale
Fifi mori urime të shumta për ditëlindje, e në mesin e tyre urimi që mori vëmendje ishte ai i të dashurit, Adisit.
“Ti je shpirti im dhe të adhuroj, urime ditëlindjen”, shkroi ai në mbishkrimin e imazhit që publikoi në ‘Instastory’.
Nuk mungoi as ripostimi nga ana e Fifit, duke e quajtur Adisin si gjysma e saj më e mirë./Lajmi.net/