Ministria inspekton punimet në urën mbi Ibër: Projekti po realizohet sipas standardeve
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se po vazhdon mbikëqyrjen e rregullt të projekteve infrastrukturore në terren, përfshirë punimet në urën që lidh Zhabarin me Gushacin. Sipas ministrisë, gjatë inspektimit të zhvilluar sot është konstatuar se punimet po zhvillohen sipas dinamikës së paraparë dhe në përputhje me standardet e kërkuara të cilësisë. Nga ministria…
Lajme
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se po vazhdon mbikëqyrjen e rregullt të projekteve infrastrukturore në terren, përfshirë punimet në urën që lidh Zhabarin me Gushacin.
Sipas ministrisë, gjatë inspektimit të zhvilluar sot është konstatuar se punimet po zhvillohen sipas dinamikës së paraparë dhe në përputhje me standardet e kërkuara të cilësisë.
Nga ministria theksohet se ky projekt pritet të përmirësojë ndjeshëm sigurinë në qarkullim, të forcojë lidhjen ndërmjet këtyre zonave dhe t’u ofrojë qytetarëve qasje më të lehtë dhe më të sigurt.
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka bërë të ditur se do të vazhdojë mbikëqyrjen e vazhdueshme të punimeve, me synimin që projektet të përfundojnë brenda afateve të parapara dhe sipas standardeve më të larta të ndërtimit.