‘BILD’: Real Madrid pas Gnabry

Bayern Munich po i rrezikohet një yll i skuadrës, pasi Real Madrid po shfaqin interesim për të.

Sport

30/03/2022 14:46

Skuadra e Bayern duhet të luftojë tani kundër skuadrës së Real Madrid, për të bindur Serge Gnabry që të vazhdojë qëndrimin në ‘Allianz Arena’.

Sipas raportimeve të ‘Bild’, anësori i Bayern, Gnabry është lojtari që i intereson skuadrës së Real Madrid, transmeton lajmi.nt.

E ardhmja e 26 vjeçarit është akoma në ajër, me kontratën e tij aktuale që skadon në vitin 2023. Një rinovim kontrate nuk është arritur akoma.

Real Madrid po përgatiten për largime të shumta. Marco Asensio, Rodrygo, Gareth Bale e Eden Hazard janë lojtarët që pritet të largohen.

Të gjithë këta luajnë në krahët e sulmit. Serge Gnabry shihet si i duhuri për të mbuluar hapësirat e tyre. Kylian Mbappe e Erling Haaland vazhdojnë të jenë dëshirat kryesore të ‘Los Blancos’. /Lajmi.net/