Ministrja Hajdari raporton në Komisionin për Ekonomi

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari do të raportojë këtë të martë para deputetëve anëtarë të Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti.

Lajme

29/03/2022 08:23

Në këtë komisioni ministrja Hajdari do të raportojë për punën e ministrisë për vitin 2021 dhe planin e punës për vitin 2022.

Komisioni pritet të mblidhet në ora 10:00.

Rendi i ditës:

1. Miratimi i rendit të ditës;

2. Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mbajtura më datë 17-22.03.2022 dhe 22.03.2022;

3. Shqyrtimi i raportit me amendamente të Projektligjit nr.08/L-076 për mbrojtjen e sekreteve tregtare;

4. Shqyrtimi i raportit me amendamente të Projektligjit nr.08/L-075 për markat tregtare;

5. Raportimi i ministres së industrisë, ndërmarrësisë dhe tregtisë, znj.Rozeta Hajdari, për punën e ministrisë për vitin 2021 dhe planin e punës për vitin 2022;

6. Të ndryshme.

Vendi: N10

Koha: 10:00.