Napoli kërkon 100 milionë euro për Osimhen

Napoli po kërkon 100 milionë euro, për Victor Osimhen.

Sport

26/03/2022 11:30

Osimhen po kalon në një sezon fenomenal te Napoli. Në 20 paraqitje me ‘Napolitanët’, ka shënuar 11 gola dhe ka regjistruar tre asistime.

Forma e mirë e tij në Seria A, ka bërë që shumë ekipe të kërkojnë transferimin e tij në radhët e tyre.

Real Madridi, Manchester United, Liverpool, Tottenham Hotspur, Arsenal janë pas sulmuesit.

Osimhen ka kontratë me Napolin deri në qershor të viti 2025, por interesimi i shumë ekipeve të mëdha evropiane, mund të ndikojë që ai të largohet gjatë verës.

Shuma që Napoli ka vendosur për nigerianin, është 100 milionë euro, transmeton lajmi.net.

Mbetet të shihet se cili ekip që ka shfaqur interesim për Osimhen, do të paguajë atë shumë për të./Lajmi.net/