Lajçaku thotë se nuk po e ka të lehtë, ndan detaje pas takimit me Bislimin
Ndërmjetësuesi i veçantë i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se “nuk ishte e lehtë” të diskutohej mbi tematikat që preokupojnë këtë dialog.

Lajme
Lajçak këto deklarime i ka bërë në ‘Twitter’, duke falënderuar zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi, për, siç e quan ai “qasjen konstruktive”, shkruan lajmi.net.
“Faleminderit Zëvendëskryeministër i Kosovës, Besnik Bislimi, që erdhe në Bruksel sot. Diskutimet tona për tematikat e rëndësishme për dialogun nuk ishin aq të lehta. E çmoj qasjen konstruktive të tij dhe gatishmërinë për të gjetur zgjidhje”, ka shkruar Lajçak.
Kosova dhe Serbia nuk kanë mbajtur takim në nivel të lartë dialogu që nga korriku i vitit të kaluar. /Lajmi.net/
Thanks Kosovo First DPM @BislimiBesnik for coming to Brussels today. Our discussions on important Dialogue topics were not easy. I appreciate his constructive approach and readiness to find solutions. pic.twitter.com/N21xatqOmm
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) March 25, 2022