Barca i bashkohet garës për Dybala

Gara për shërbimet e Paulo Dybala do të jetë interesante.

Sport

24/03/2022 08:47

Sulmuesi argjentinas do të largohet gjatë verës nga skuadra e Juventus dhe tashmë ka shumë skuadra të interesuara për të.

‘Mundo Deportivo’ bën të ditur se Barcelona është skuadra e radhës që ka shprehur interesim për lojtarin, duke rivalizuar Milanin e Interin, transmeton lajmi.net.

Dybala do të largohet nga Juventus si lojtar i lirë, pasi nuk gjeti marrëveshje për rinovim kontrate.

Skuadra si Inter, Milan e Atletico Madrid kanë filluar të lidhen me të, por edhe Barcelona po shqyrton opsionet për të afruar argjentinasin. /Lajmi.net/