Arsenal hap negociatat me agjentin e Nunez
Arsenal është vënë pas sulmuesit të Benficas.
Sport
Skuadra e Premier League, Arsenal ka hapur bisedimet për transferimin e mundshëm të sulmuesit të Benfica, Darwin Nunez.
‘The Express’ bën të ditur se ‘Gunners’ tashmë kanë takuar agjentin e lojtarit, përcjell lajmi.net.
22 vjeçari i përshtatet klubit, pasi londinezët po targetojnë vetëm lojtarë të rinj, për projektin e Mikel Arteta.
Benfica e vlerëson Nunez aktualisht me 70 milionë euro, shifër kjo që mund të jetë problematike për Arsenal.
Sulmuesi i skuadrës portugeze ka shënuar 26 gola në 33 paraqitje në këtë sezon. Edhe Manchester City shihet si alternativë për Nunez. /Lajmi.net/