Sot luhet ndeshja më e rëndësishme në planet ‘El Clasico’

Real Madridi dhe Barcelona do të përballen sot në kuadër të xhiros së 29-të në La Liga.

Sport

20/03/2022 08:35

Ndeshja më e rëndësishme në planet rikthehet në ‘Santiago Bernabeu’, pas dy vitesh mungesë për shkak të rinovimit të stadiumit të madrilenëve.

Real Madridi do të mirëpres ekipin katalanas në shtëpinë e tyre, për ndeshjen e vlefshme për xhiron e 29-të në La Liga.

Dikur në këtë ndeshje ishin prezent yjet më të mëdha të futbollit, Cristiano Ronaldo dhe Leo Messi, ndërsa tani kemi gjenerata të reja që do të përfaqësojnë këto ekipe.

Lojtarë si Vinicius Jr, Rodrygo, Valverde, Camavinga e shumë të tjerë në anën e madrilenëve, ndërsa Pedri, Puig, Araujo, Feran Torres, Gavi në anën tjetër, janë gjenerata të reja që do të udhëheqin ‘El Clasicon’.

Pavarësisht emrave rëndësi ka vetë ndeshja. Kjo ndeshja daton që nga maji i vitit 1902 dhe vazhdon ende tash e sa kohë më parë, shkruan lajmi.net.

Bilanc më të mirë aktualisht për ndeshjet e fundit ka ekipi i Real Madridit. Ata kanë fituar pesë ndeshjet e tyre të fundit, ndaj rivalit të tyre më të madh Barcelonës.

Të dy ekipet do të shkojnë për fitore. Real Madridi do të kërkojnë të dërgojnë në 18 pikë distancën në tabelë me Barcelonën. Ndërsa Barca do të kërkojnë ta zvogëlojnë atë distancë me ‘Los Blancos’.

Pritet të jetë një ndeshje me mjaft emocion, spektakël, adrenalinë dhe rivalitet të madh sportiv, për 90 minuta të cilët asnjëherë nuk zhgënjejnë.

Ndeshja ndërmjet Real Madrid dhe Barcelona zhvillohet sot, me fillim nga ora 21:00./Lajmi.net/