Manchester United në garë me Arsenalin, për Muossa Diaby

Dy gjigantët anglezë Manchester United dhe Arsenal janë në garë për yllin e Bayer Leverkusen, Moussa Diaby.

Sport

18/03/2022 12:48

Man United dhe Arsenal janë skuadrat e vetme nga Premier Liga që kanë shfaqur interesim për transferimin e anësorit të Leverkusen, Diaby.

Lojtari po kalon në një formë fenomenale këtë sezon dhe pritet të largohet nga Bundesliga.

Shuma që ekipet e interesuara duhet të paguajnë për francezin është 50 milionë funta, shkruan lajmi.net.

Në 34 paraqitje në të gjitha garat për ekipin e Gjermanisë ai ka shënuar 16 gola dhe ka dhuruar nëntë asistime.

Mbetet të shihet se në cilin ekip do të kalojë 22 vjeçari./Lajmi.net/