Manuel Locatelli pozitiv me COVID-19
Juventus ka treguar se mesfushori Manuel Locatelli ka dal pozitiv në analizat e COVID-19.
Sport
“Zonja e Vjetër” përmes një komunikate zyrtare në media konfirmoi që italiani ka dal pozitiv në analizat e fundit dhe tashmë është izoluar, përcjellë lajmi.net.
“Juventus njofton se Manuel Locatelli ka dal pozitiv në analizat e COVID-19. Lojtari në marrëveshje me autoritetet lokale tashmë është vendosur në izolim”, shkruhet në komunikatë.
Covid 19 – Positivo @locamanuel73 https://t.co/jdvn5ReIUa pic.twitter.com/KAlzKfUa1b
— JuventusFC (@juventusfc) March 17, 2022
Ndërkohë, Locatelli këtë edicion ka zhvilluar 38 ndeshje në të gjitha garat, duke kontribuar me tre gola dhe pesë asistime./Lajmi.net/