Sky Sport: Prioritet për Man Cityn është Harry Kane
Manchester City vazhdon të jetë shumë i interesuar për shërbimet e qendërsulmuesit të Tottenhamit, Harry Kane, kështu se paku raporton mediumi anglez "Sky Sport".
Sport
Pavarësisht që disa javë raportohet që City është duke bërë të pamundurën për të nënshkruar me yllin e Borussia Dortmund, Erling Haaland, thuhet se anglezi është prioritet, transmeton lajmi.net.
“Informatat tona janë ndryshe. Në rast që transferimi i Kane nuk funksionon dhe që është shumë e mundur, pastaj do provojnë për Haaland”.
Raporti shton se “Qytetarët” gjithashtu do bëjnë një ofertë të re për Kane në verën e ardhshme, duke marrë parasysh se lojtari nuk do rinovojë me Spurs.
Ndërkohë, Haaland gjithashtu është top kandidat për Cityn, por që bordi kërkon vetëm njërin nga të dy yjet./Lajmi.net