Preu flokët, Atdheu tregon arsyen prekëse të këtij ndryshimi

Ish konkurrenti i edicionit të dytë të"Për'puthen", Atdhe Xharavina, ka ndryshuar stilin e flokëve.

ShowBiz

16/03/2022 16:45

Prej kohësh ai mbante flokë të gjata, por që ka vendosur t’i presë ato, shkruan lajmi.net.

Sot ai ka treguar edhe arsyen e veçantë, për ndryshimin e stilit të flokëve pas shumë kohësh.

Nëpërmjet disa postimeve të tij në “Instagram”, ai ka njoftuar se mamaja e tij vuante nga kanceri për një kohë të gjatë dhe kjo gjë ka bërë që ai të solidarizohet.

Ish konkurrenti ka vendosur t’i dhurojë flokët e tij për paruke, për gjithë personat që vuajnë nga kanceri.

“Më keni pyet shumë arsyen pse kam vendos me i heq flokët, e vetmja arsye është që kisha kohë që doja me i heq kur m’u smur nëna ime gjëja më eshenjtë në jetën time me sëmundjen e kancerit por nuk më la me i heq atëherë. Dmth që doja të solidarizohesha me nënën time por falë Zotit është mirë me shëndet. Tash një ditë isha me repartin e onkologjisë bashkë me nënën dhe pashë gjithë ato gra ato nëna që vuajnë nga kjo sëmundje u ndjeva shumë keq dhe vendosa t’i heq flokët e mija dhe i dhurova për këto nënat tona që të bëhet paruke për ndonjërën nga atoTë njejtën gjë vendosi ta bëjë dhe vëllai im sot, unë i kam dhuru në Shqipëri, vëllai do i dhurojë këtu në Kosovë. Zoti i ruajt të gjitha nënat tona kush vuan nga kjo sëmundje, dasht Zoti e kalojnë shpejt.”, ka shkruar ai./Lajmi.net/