Bernardo rreth garës për titull: Akoma rrugë e gjatë, jemi më mirë sesa Liverpool
Bernardo Silva ka dhënë komentet e tij pas barazimit të mbrëmshëm ndaj Crystal Palace.
Sport
Lojtari portugez ishte në mesin e lojtarëve që shpërdoroi mundësi të arta shënimi mbrëmë, por kjo nuk ia ka rrëzuar motivin në garën për titull.
City garon me Liverpool për epitetin e kampionit. Bernardo beson se skuadra e tij është akoma në pozitë më të mirë sesa ‘Reds’.
“Akoma rrugë e gjatë. Akoma jemi në pozitë më të mirë sesa Liverpool dhe ata duhet të luajnë në stadiumin tonë”, ka thënë Bernardo, transmeton lajmi.net.
“Dëshiruam fitoren për gjashtë pikë avantazh. Luajtëm mirë, kontrolluam ndeshjen, përkundër dy herave që humbëm topin dhe ata kundërsulmuan. Ishim mirë, por për fat të keq nuk gjetëm golin”, shtoi mesfushori.
Man City aktualisht është me katër pikë para skuadrës së Liverpool, por ‘Reds’ kanë një ndeshje më pak të luajtur. /Lajmi.net/