Napoli vazhdon garën për titull në Serie A – Osimhen siguron tri pikë në udhëtim kundër Veronas

Victor Osimhen po e mbanë skuadrën e Napoli në garë për titullin e kampionit në Serie A.

Sport

13/03/2022 16:59

Skuadra e Napoli ka marrë tri pikë në udhëtim kundër Verona, me fitoren 1:2, shkruan lajmi.net.

Mysafirët kaluan në epërsi në minutën e 14’ me Victor Osimhen, i cili realizoi pas asistimit nga Politano.

Nigeriani gjeti golin edhe në minutën e 71’ duke dyfishuar kështu epërsinë e Napoli në 0:2.

Verona arriti të reagonte me Faraoni që gjeti fgolin në minutën e 77’. Por, kartoni i kuq i Ceccherini në minutën e 83’ ia pamundësoi Veronas një rikthim për të marrë pikë.

Napoli, me dy golat e Osimhen shkon tashmë në 60 pikë në 29 ndeshje – tri pikë më pak sesa Milan në krye të tabelës. Inter ka 58 pikë me dy ndeshje më pak.

Verona mbetet me 41 pikë në pozitën e nëntë. /Lajmi.net/