Tuchel nuk e mendon largimin nga Chelsea
Trajneri i Chelsea, Thomas Tuchel nuk e mendon largimin nga ekipi i Premier Ligës.
Sport
Të enjten pronari i Chelsea, Roman Abramovich, u sanksionua nga Mbretëria e Bashkuar, si pasojë e lidhjeve të tij me presidentin rus Vladimir Putin.
Qe nga ai moment problemet për Chelsea nuk po ndalen, shkruan lajmi.net.
Pas kësaj ngjarje, u përfol për një largim të mundshëm të trajnerit të ‘Londinezëve’, Thomas Tuchel nga stoli.
Por diçka e tillë sipas ‘The Telegraph’ nuk do të ndodhë, pasi thuhet se gjermani është plotësisht i përkushtuar në rolin e tij në ‘Stamford Bridge’ dhe nuk e ka ndërmend të largohet.
Tuchel është në stolin e Chelsea që nga janari i vitit 2021. /Lajmi.net/