Portieri i Man City Scott Carson, me paraqitjen e parë në Ligën e Kampionëve që nga viti 2005

Pas plot 17 vitesh portieri i Manchester City u rikthye në një ndeshje të Ligës së Kampionëve ndaj Sporting CP.

Sport

10/03/2022 09:23

Manchester City në ndeshjen e parë të raundit të 1/16 të Ligë së Kampionëve, mposhti me rezultat të thellë Sporting CP, ndeshja e rikthimit ishte një ndeshje formale për City.

Diçka historike ndodhi gjatë kësaj përballje, në minutën e 73 të ndeshjes Ederson liron vendin për veteranin Scott Carson.

Kjo ishte paraqitja e parë e Carson që nga viti 2005, kur ai luajti për Liverpoolin në moshën 19-vjeçare.

Pas ndeshjes Pep tha se për Man City, Scott është shumë i rëndësishëm.

“Scott është shumë i rëndësishëm”, tha spanjolli, përcjell lajmi.net.

“Arsyeja është kimia në dhomën e zhveshjes me Eddie dhe Zack. Njerëzit e dëgjojnë atë kur ai flet dhe ai bëri një pritje të madhe gjatë lojës”, vazhdoi Pep.

Carson është portieri i tretë te ‘Citizens’ pas Ederson dhe Zack Steffen./Lajmi.net/