Superliga e Kosovës: Vazhdon xhiroja e 24 me ndeshjet Drita – Gjilani dhe Llapi – Drenica
Vazhdon sot xhiroja e 24-të e Superligës së Kosovës.

Sport
Dy ndeshje mjaft interesante do luhen sot në kuadër të xhiros së 24-të në Superligën e Kosovës.
Drita pret Gjilanin, ndeshje kjo shumë e rëndësishme në garën për titull, shkruan lajmi.net.
Gjilani nëse arrin fitore ndaj Dritës do marrë kreun e tabelës, pasi dje Ballkani (vendi i parë) pësoi humbje ndaj Malishevës.
Pritet të jetë një ndeshje me intensitet të lartë pasi edhe Drita po kalon në një periudhë shumë të mirë.
Ndeshja e dytë që luhet sot është ajo në mes Llapit dhe Drenicës.
Aktualisht Llapi janë në një formë të mjaft të mirë, por Drenica mund t`i shkaktojnë probleme llapjanëve.
Të dy ndeshjet zhvillohen sot me fillim nga ora 13:00./Lajmi.net/