Malisheva shokon Ballkanin – suharekasit i japin mundësi të mirë Gjilanit për kreun e tabelës
Ballkani ka pësuar humbje në kuadër të xhiros së 24-të të Superligës së Kosovës.

Sport
Skuadra e Ballkanit ka pësuar humbje 2:0 në udhëtim kundër skuadrës së Malishevës, shkruan lajmi.net.
Malisheva ishte më e terhequr në fillim të ndeshjes, por në fundin e pjesës së parë i dha dy goditje fatale mysafirëve nga Suhareka.
Fillimisht, nikoqirët gjetën golin me anë të Mërgim Pefqelit në minutën e 42’, kurse tre minuta më vonë shënoi Arbër Pirra për 2:0.
Me këtë rezultat, Malisheva shkon në 29 pikë për pozitën e shtatë, aq sa ka Prishtina në pozitën gjashtë. Ballkani mbetet me 48 pikë në pozitën e parë, me dy pikë më shumë sesa Gjilani që luan nesër kundër Dritës. /Lajmi.net/