Ndodh edhe kjo: Prishtina merr tri pikë, fiton kundër Feronikelit
Skuadra e Prishtinës ka shënuar fitore.

Sport
Prishtina ka marrë fitore në kuadër të Superligës së Kosovës, duke mposhtur Feronikelin me rezultat 0:3, shkruan lajmi.net.
‘Kryeqytetasit’ morën fitore kundër skuadrës më të dobët në Superligë dhe skuadrës me krizën më të madhe ekonomike.
Goli i parë në këtë ndeshje u shënua në minutën e 32’, nga sulmuesi Otto John.
Katër minuta para fundit të pjesës së parë, Prishtina dyfishoi epërsinë kur gjeti golin me mbrojtësin e djathtë, Besnik Krasniqi.
Për rezultatin final u përkujdes Sulley, i cili në minutën e 70′ shënoi për 0:3.
Prishtina numëron tani 29 pikë në pozitën e gjashtë, kurse Feronikeli mbetet me 11 pikë në 24 ndeshje. /Lajmi.net/