Kosovarët zbrazin raftet e vajit në markete, “vrapojnë” të blejnë rezerva me çmimin aktual

Rritja e çmimit të vajit në Kosovë ka vënë në alarm qytetarët.

Lajme

09/03/2022 11:40

Shumë prej tyre, sot ia kanë mësyrë marketeve për të blerë sasi më të mëdha vaji me çmimin aktual, shkruan lajmi.net.

Një lexuese e lajmi.net ka dërguar fotografi në redaksinë tonë ku ka treguar se si ka nisur zbrazja e rafteve të vajit në markete.

Aktualisht, litra e vajit në Kosovë kushton mesatarisht rreth 2 euro.

Ndërkaq, është paralajmëruar se litri mund të shkojë deri në 3 euro. /Lajmi.net/

Lexo edhe:

“Litri i vajit pritet të shtrenjtohet deri në 3 euro”