Në mesin e shumë zhvillimeve, Kurti thotë që sot bujqit do të marrin një lajm të mirë

Kryeministri Albin Kurti ka thënë që bujqit kosovarë do të marrin një lajm të mirë këtë pasdite.

Lajme

09/03/2022 11:19

Këtë Kurti e tha gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë, derisa nuk tregoi më shumë detaje.

“Pasdite, bashkë me ministrin e Bujqësisë, Faton Peci, do të kemi një njoftim shumë me rëndësi për bujqit tanë”, u shpreh ai.

Këtë deklaratë Kurti e bëri pas deklarimit që pati për ngritjen e çmimeve, ku u arsyetua se Qeveria nuk i vendos çmimet.

Qeveria e Kosovës po zhvillon mbledhjen e radhës me disa pika të rendit të ditës./Lajmi.net/