Përfundojnë pjesët e para: “Paqe” mes Liverpool dhe Interit, Bayerni bindës ndaj Salzburgut

Kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet që po zhvillohen në kuadër të raundit të 16-të në Ligën e Kampionëve.

Sport

08/03/2022 21:52

Në derbin Liverpool kundër Inter nuk kishte gola, derisa Bayern shënoi katër herë në portën e RB Salzburgut, shkruan lajmi.net.

Ndeshja mes “Reds” dhe “Neurazzurëve” ka qenë shumë interesante, me dy skuadrat që zhvilluan aksione të shpejta, por që nuk i konkretizuan rastet.

Në fillimin e lojës, Inter rrezikoi më shumë, derisa Liverpool u rikthye bindshëm në 20 minutat e fundit.

Ndërkohë, në ndeshjen tjetër, Bayern Munich është duke e ‘demoluar’ RB Salzburgun me rezultat 4:0.

Robert Lewandowski fitoi një penallti pas 12 minutave lojë për t’i dhënë epërsinë Bayernit, ndërsa nëntë minuta më vonë, në të njëjtën mënyrë, polaku fitoi edhe penaltinë e dytë, të cilën e konkretizoi në gol.

Nuk vonoi shumë dhe dy minuta më vonë, Lewandowski edhe kompletoi het-trikun me një gol nga afërsia, pas një kundërsulmi të shpejtë (23′).

Golin e katërt për Bayernin e realizoi sulmuesi Serge Gnabry me një gol të bukur pas një asistimi të Coman (31′).

Kësisoj, rezultatet e përgjithshëm në dy ndeshjet janë: Liverpool 2:0 Inter, Bayern 5:1 Salzburg./Lajmi.net/