Punë e kryer: Christensen te Barcelona deri në vitin 2027

Andreas Christensen do t’i bashkohet skuadrës së Barcelonës.

Sport

08/03/2022 15:31

Mbrojtësi danez i skuadrës së Chelsea, Andreas Christensen ka bërë zgjedhjen e tij sa i përket të ardhmes së tij.

Sipas raportimeve të Fabrizio Romano, lojtari do t’i bashkohet Barcelonës me një kontratë valide deri në vitin 2027, përcjell lajmi.net.

Takimet mes dy palëve po vazhdojnë për t’i mbyllur edhe marrëveshjet për detajet finale.

Lojtari përfundimisht nuk do të vazhdojë me Chelsea dhe zgjedh Barcelonën para Bayern Munich. /Lajmi.net/