60 milionë euro nëse kualifikohen në Champions League – motivimi në maksimum për lojtarët e Arsenal
Lojtarët e Arsenal kanë marrë një shtysë të madhe nga krerët e klubit, në garën e tyre për një vend në Champions League.
Sport
Skuadra e Arsenal mund t’i kthehet garave të Champions League këtë sezon, kur po marrin rezultate të mira me Mikel Arteta në krye.
Gjithsesi, gara për një vend në Champions League është shumë e ashpër dhe asgjë nuk dihet deri në xhiron e fundit.
Meqë ‘Gunners’ janë në pozitë të mirë për të kapur top katërshen, krerët e klubit kanë menduar për një shtysë për lojtarët, përcjell lajmi.net.
Klubi do t’iu jap lojtarëve një bonus prej 60 milionë eurove. Ky bonus do të ndahet mes lojtarëve.
Krejt kjo në rast se skuadra e Mikel Arteta arrin të sigurojë një pozitë në top katërshe.
Arsenal është aktualisht në pozitën e katërt me 48 pikë dhe 25 ndeshje të luajtura. Në pozitën e pestë qëndron Manchester United me 47 pikë dhe 28 ndeshje. 28 ndeshje dhe 45 pikë ka West Ham, kurse Tottenham me 26 ndeshje kanë 45 pikë.

As pozita e tretë nuk është e pamundur për Arsenal, me Chelsea që në 26 ndeshje kanë 53 pikë. /Lajmi.net/