Oferta nga Barcelona fut Christensen në telashe me babanë e tij – kanë dëshira të ndryshme
Andreas Christensen është një nga dëshirat e Barcelonës për merkaton e verës.
Sport
Christensen me shumë gjasë do të transferohet te Barcelona në fund të sezonit, në formë të transferimit të lirë.
Lojtari mbetet pa kontratë te Chelsea dhe negociatat për rinovim kontrate nuk kanë shkuar më së miri.
Sipas raportimeve nga Spanja, lojtari ka zgjedhur Barcelonën për aventurën e ardhshme, përcjell lajmi.net.
Gjithsesi, kjo zgjedhje e tij e ka vënë lojtarin në telashe me babanë e tij.
Babai i Christensen dëshiroi që lojtari të qëndronte te Chelsea ose te ndonjë skuadër tjetër në Premier League, për shkak të kushteve financiare.
Në anën tjetër, mbrojtësi danez dëshiron të kalojë te Barcelona dhe preferon të zgjedh projektin sportiv para parave.
Përveç Christensen, edhe Cesar Azpilicueta pritet të transferohet nga Chelsea te Barcelona. /Lajmi.net/