Inzaghi pritet të bëjë ndryshime në fazën e sulmit, për ndeshjen e kthimit ndaj Liverpool

Inter synon kualifikimin tutje në Champions League, në një mision që praktikisht duket i pamundur.

Sport

08/03/2022 09:20

Skuadra e Inter ka pësuar 0:2 në ndeshjen e parë, kurse sonte luan në ‘Anfield’ kundër Liverpool, në ndeshjen e kthimit.

Te ‘Zikaltërit’ ekziston akoma një fije shprese për kualifikim, ndonëse gjasat janë të vogla.

Për këtë ndeshje, mediat italiane thonë se Simone Inzaghi po mendon disa ndryshime për fazën e sulmit, përcjell lajmi.net.

Inzaghi flitet se mund të luajë me Alexis Sanchez dhe Lautaro Martinez në repartin e sulmit, për t’i dhënë më shumë dinamikë dhe një sens më të paparashikueshëm lojës së skuadrës.

Edin Dzeko me gjasë do të jetë nga stoli. Sulmuesi veteran nuk ka pasur paraqitje të mira në ‘Anfield’ në të kaluarën.

Mbetet të shihet sonte se cili do të jetë vendimi final i Inzaghi për formacionin ndaj Liverpool. /Lajmi.net/