Danny Makkelie gjyqtari i ndeshjes Real Madrid – Paris Saint Germain

Holandezi Danny Makkelie, do të arbitrojë ndeshjen Real Madrid – PSG

Sport

07/03/2022 12:17

Danny Makkelie do të arbitrojë ndeshjen ndërmjet Real Madrid dhe PSG, në Santiago Bernabeu, ndeshje kjo e kthimit të raundit të 1/16 të Ligës së Kampionëve.

Holandezi do jetë gjyqtar për herë të tretë për ekipin e Real Madridit, transmeton lajmi.net.

Në dy ndeshjet që ai ka arbitruar, Real Madridi ka arritur një fitore (ndaj Atalantes, faza 1/16 e Ligës së Kampionëve 3:1) dhe në barazimin ndaj Chelsea (ndeshja e parë gjysmëfinale 1:1).

Makkelie do shoqërohet nga ekipi i tij i zakonshëm, ndërsa në dhomën e VAR-it do jetë Pol val Boekel.

Ndeshja në mes Real Madridit dhe Paris Saint Germain luhet të mërkurën me fillim nga ora 21:00. /Lajmi.net/