Shkrihet bora, bëhet skllotë: Drita ‘sharron në lloç’ – pëson humbje në Drenicë
Skuadra e Dritës ka pësuar humbje në udhëtim kundër Drenicës.

Sport
Ndeshja mes Drenicës dhe Dritës është mbyllur me rezultatin 2:1, shkruan lajmi.net.
Lojtarët e dy skuadrave meritojnë duartrokitjet maksimale. Ata arritën të shënojnë tri gola së bashku, në një terren ku vetëm futboll nuk supozohet të luhet.
Fatlum Gashi shënoi i pari, kur në minutën e 8’ i dha epërsinë Drenicës. Kreshnik Uka dyfishoi epërsinë në minutën e 45+2’
Në minutën e 46’ të pjesës së dytë, Drita shënoi me Simonovski, por nuk arriti më shumë se kaq.
Skuadrat provuan deri në fund për t’iu dhënë më shumë tifozëve, por lloçi ishte i shumtë e kualiteti i zbehtë.
Drita mbetet me 41 pikë, derisa Drenica shkon në 31 pikë. ‘Intelektualët’ mbesin në lloç, në borën e shkrirë në Drenicë. /Lajmi.net/