Mbyllen pjesët e para: Dukagjini në epërsi ndaj Prishtinës, ‘paqe’ mes Malishevës dhe Feronikelit

Kanë përfunduar pjesët e para në dy përballjet që janë duke u zhvilluar në kuadër të Superligës së Kosovës.

Sport

05/03/2022 13:52

Dukagjini është duke e mposhtur Prishtinën (2:1), derisa në sfidën tjetër mes Malishevës dhe Feronikeli, rezultati është i barabartë (1:1), shkruan lajmi.net

Dukagjini i Klinës kaloi në epërsi ndaj Prishtinës përmes Mentor Zhdrellës që shënoi pas një gabimi amatorest të Ardit Nikës (9′).

Prishtina pastaj ndërtoi disa aksione të bukura dhe gjeti golin përmes Mendurim Hotit që shënoi nga afërsia (17′).

Por, një minutë para përfundimit të VAR-it, u akordua penallti për vendasit pas një ndërhyrje të rrezikshme ndaj Zhdrellës brenda zonës së 16-metërshit.

I saktë nga pika e bardhë u tregua Dallku, që e riktheu epërsinë e vendasve (44′).

Ndërkohë, në përballjen tjetër, rezultati është i barabartë mes Malishevës dhe Feronikelit (1:1).

Mysafirët kaluan fillimisht në epërsi përmes Laurent Xhylanit pas 15 minutave lojë.

Kurse, në fundin e pjesës së parë, ishte Mërgim Pefqeli që barazoi rezultatin me një gol të bukur (43′).

Kësisoj, mbetet të shihet edhe në pjesën e dytë nëse do jenë këto rezultate./Lajmi.net/