“Super djalë, pa të nuk do ishim në çerekfinale”, Klopp lavdëron lartë Minaminon

Trajneri Jurgen Klopp thotë se sulmuesi Takumi Minamino bëri paraqitjen më të mirë ndonjëherë për Liverpoolin, pasi dy golëshi i ndihmoi të arrinin në çerekfinalet e FA Cup.

Sport

03/03/2022 08:41

Liverpool regjistroi një fitore 2-1 ndaj Norwich në “Anfield” me Minamino që shënoi të dy golat për të siguruar që “Reds” të jenë në çerekfinale, transmeton lajmi.net.

Minamino e çoi numrin e golave ​​këtë sezon në kupat vendase në shtatë dhe performanca nuk kaloi pa u vënë re nga tekniku gjerman.

“Nuk jam i befasuar që Takumi është një lojtar i jashtëzakonshëm. Ishte ndeshja më e mirë që pati për ne”, tha Klopp.

“Ai luajti një super lojë dhe ishte një kërcënim i vazhdueshëm. Frynte erë përsëri atje, kështu që me këto topa të lartë, mënyra se si i zvogëloi ishte shumë mirë”.

“Jam i lumtur që bëri përshtypje. Pa të nuk do të ishim në çerekfinale, pa të nuk do të ishim në finalen e Kupës Carabao. Super djalë”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Liverpoolin në vikend e pret sfida ndaj West Ham, para se të mirëpres Interin në “Anfield” për ndeshjen kthyese të Ligës së Kampionëve./Lajmi.net