Cristiano Ronaldo do startojë kundër Man Cityt

Trajneri i përkohshëm i Manchester United, Ralf Rangnick, thuhet se do të emërojë Cristiano Ronaldon në 11-shen fillestare në derbin lokal kundër Manchester Cityt.

Sport

02/03/2022 19:54

Portugezi ka shënuar vetëm një herë në Premierligë që nga fundi i dhjetorit dhe ka humbur një sërë mundësish në barazimin pa gola të fundjavës së kaluar me Watford, transmeton lajmi.net

Ka pasur sugjerime që Rangnick mund të konsiderojë të luajë me Bruno Fernandes si një nëntë false kundër kampionëve të Premierligës këtë fundjavë.

Gjithsesi, sipas “The Sun”, Ronaldo do të jetë sërish në qendër, me trajnerin që shpreson se një javë ndërmjet ndeshjeve do të ketë ndihmuar sulmuesit që të rigjejë energjinë.

37-vjeçari ka shënuar 15 herë në 30 paraqitje për Man United këtë sezon, duke përfshirë nëntë gola në 23 paraqitje në Premierligë, me golin e fundit që ishte ndaj Brighton me 15 shkurt.

Ronaldo ka një kontratë në “Old Trafford” deri në qershor 2023, por ka pasur pretendime se mund të largohet nga 20 herë kampionët e Anglisë gjatë afatit kalimtar të kësaj vere./Lajmi.net/