Chelsea mund ta lirojë Brojan gjatë merkatos së verës – interesim i madh për shqiptarin
Chelsea po shqyrtojnë mundësinë që gjatë verës të shesin kartonin e Armando Brojas.
Sport
Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Armando Broja po kalon një sezon të shkëlqyer në Premier League, me skuadrën e Southampton, ku luan si i huazuar nga Chelsea.
Ylli ‘Kuqezi’ po zgjon vëmendje të madhe. Southampton duan ta bëjnë permanente lëvizjen për të, por interesim ka edhe nga skuadra të tjera, si Arsenal.
‘Standard Evening’ bën të ditur se Chelsea tashmë po shqyrtojnë secilin opsion për Brojën, përcjell lajmi.net.
Lojtari thuhej se mund të kthehej në ‘Stamford Bridge’ për të vazhduar karrierën e tij si ‘Blue’, por situata ka ndryshuar.
Chelsea janë në nevojë që t’i mbushin arkat, dhe kartoni i Brojës mund t’iu sigurojë atyre një shumë të mirë.
Mbetet të shihet se si do të përcaktohet fati i sulmuesit ‘Kuqezi’ gjatë merkatos së verës. /Lajmi.net/