Abramovich po e shet Chelsean – miliarderi zviceran thotë se rusi ia ofroi skuadrën
Roman Abramovich nuk po i bën ballë situatës së krijuar së fundmi në botë, dhe sanksionet ndaj Rusisë dhe ndaj tij mund të bëjnë që ai të mos e mbajë dot në pronësi skuadrën e Chelsea.
Sport
Oligarku rus ditë më parë njoftoi se i ka dorëzuar kompetencat e tij tek pjesa tjetër e bordit të Chelsea, por gjërat duket se mund të shkojnë edhe më tutje.
Miliarderi zviceran, Wyss, tha Abramovich i ka ofruar atij skuadrën e Chelsea për ta blerë, përcjell lajmi.net.
“Abramovich është një nga miqtë dhe këshilltarët më të afërt të Putinit. Sikur të gjithë oligarkët, ai është po ashtu në panik. Abramovich po provon të shes të gjitha vilat e tij në Angli. Ai po ashtu dëshiron të heq dorë nga Chelsea sa më shpejt. Unë dhe tre njerëz të tjerë kemi pranuar një ofertë që të blejmë Chelsea nga Abramovich”, ka thënë Wyss për ‘Blick’, transmeton lajmi.net.
“Duhet të pres katër deri në pesë ditë nga tani. Abramovich aktualisht kërkon shumë. E dini, Chelsea i obligohet atij 2 miliardë. Por, Chelsea nuk kanë para. Do të thotë: Ata që blejnë Chelsea, duhet të kompensojnë Abramovichin”, shtoi ai.
“Sa për sot, nuk e dimë akoma çmimin e saktë të shitjes. Unë mund të imagjinojë një fillim te Chelsea me partnerët e mi. Por, unë duhet të ekzaminoj të gjitha kushtet gjenerale së pari. Por, çfarë mund të them tashmë është: Unë definitivisht nuk e bëj një gjë të tillë i vetëm. Nëse e blej Chelsea, atëherë e bëj me gjashtë apo shtatë investitorë”, shtoi miliarderi zviceran.
Hansjorg Wyss është një biznesmen zviceran, aktualisht rezident në ShBA. 86 vjeçari raportohet të ketë një pasuri prej 5 miliardë eurove dhe ‘Forbes’ e emëron si një nga më filantropët në botë. /Lajmi.net/