Liverpool dhe Man City përgatisin ofertat për Pinon
Liverpool dhe Manchester City thuhet se janë dy skuadrat më të interesuara për anësorin e Villarrealit, Yeremi Pino.
Sport
Sipas “Fichajes”, Liverpool dhe Manchester City janë ndër klubet e interesuara për 19-vjeçarin, me Arsenal dhe Chelsea gjithashtu në garë, transmeton lajmi.net.
Intriga tek Pino po shtohet, sidomos pasi shënoi katër gola në fitoren 5-1 ndaj Espanyolit, në fund të shkurtit.
Anësori spanjoll realizoi të katërtin në pjesën e dytë, pasi kreu një het-trik në pjesën e parë.
Me kontratën e Raheem Sterling që thuhet se është “e komplikuar” (siç raporton The Athletic), një anësor me këmbë të djathtë si Pino mund të jetë me interes për Pep Guardiolën, si një zëvendësues i mundshëm për anglezin.
Edhe nëse Sterling angazhohet për Manchester Cityn me një kontratë të re, Pino është ende një adoleshent dhe do të ishte një plan afatgjatë për Guardiolën.
Një marrëveshje huazimi pas nënshkrimit për Cityn mund të jetë gjithmonë një mundësi, e ngjashme me marrëveshjen e bërë me Julian Alvarez, i cili u ribashkua me River Plate pasi nënshkroi për klubin e Mançesterit./Lajmi.net