Zinchenko me disa kërkesa: Përjashtoni Rusinë nga të gjitha garat, mbështetni Ukrainën me informata
Ylli i Manchester Cityt, Oleksandr Zinchenko ka parashtruar disa kërkesa për shoqërinë ndërkombëtare sportive pas pushtimit të Rusisë ndaj Ukrainës.
Sport
Zinchenko është një ndër lojtarët më të shqetësuar për këtë situatë, duke marrë parasysh se është ukrainas, transmeton lajmi.net.
Përmes një postimi në “Instagram”, Zinchenko ka kërkuar që të përjashtohet Rusia nga të gjitha sportet dhe që atletët dhe zyrtarët rusë të mos lejohen të marrin pjesë gjithashtu.
“1. Përjashtoni Rusinë nga të gjitha sportet.
2.Largoni të gjithë atletët rus që të mos marrin pjesë nga asnjë garë ndërkombëtare.
3.Ndaloni shitjen e të drejtave të transmetimeve të garave sportive ndërkombëtare për mediat ruse
4.I largon kompanitë ruse nga sponsorët e garave dhe klubeve ndërkombëtare
5.Mbështetni Ukrainën me informacion. Bashkohuni me ndarjen e informacionit të vërtetë për veprimet e vendeve agresore”, shkroi ai./Lajmi.net/
