Publikohet momenti kur Salah i thotë Jorginhos “mos kërce” para penalltisë

Ylli i Liverpoolti, Mohamed Salah i tha Jorginhos 'mos kërce' disa momente para se mesfushori i Chelseat të ekzekutonte penalltinë në finalen e Carabao Cup.

Sport

28/02/2022 15:50

Pasi një ndeshje emocionuese, përfundoi pa gola në “Wembley”, penalltitë e vulosen se cila skuadër të fitojë trofeun e “Carabao Cup”, transmeton lajmi.net

Salah shënoi për t’i dhënë Liverpoolit në epërsi 5-4, që do të thotë se Jorginho duhej të shënonte penalltinë në mënyrë që të mbante gjallë shpresat e Chelseat.

Por teksa kaloi Jorginhon në rrugën për t’u kthyer në rrethin qendror, Salah u kap duke i thënë mesfushorit të Chelseat ‘mos kërce’ duke iu referuar tendencës së italianit për të kërcyer përpara se të godiste topin.

Jorginho, megjithatë, e injoroi vërejtjen e Salah-ut, ndërsa u hodh në shenjë dalluese për penalltinë, e cila e dërgoi portierin e Liverpool, Caoimhin Kelleher në rrugën e gabuar.

Por, kjo nuk ishte e mjaftueshme pasi Liverpool fitoi “Carabao Cup” pasi ishte portieri Kepa Arrizabalaga që dështoi nga 11-metërshi./Lajmi.net/