Protesta në Tiranë nën thirrjen “Ukraina do të fitojë”

Si në disa vende evropiane, ashtu edhe në Shqipëri të dielën u zhvillua një protestë. Ata iu bashkuan qindra mijëra qytetarëve tjerë të botës duke bërë thirrje që të ndalet agresioni rus ndaj Ukrainës.

Lajme

27/02/2022 19:09

Qytetarë të shumtë kanë protestuar para Ambasadës së Rusisë, Kjo, nën thirrjen “Ukraina do të fitojë”.

Ndërkohë, Qeveria Shqiptare e ka gati një paketë sanksionesh ndaj Rusisë, e cila tashmë besohet se ka marrë miratimin e kryeministrit Edi Rama dhe të partnerëve ndërkombëtarë.

Ndërkaq, politikanët drejtues si dhe shoqëria civile në Shqipëri njëzëri kanë dënuar sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës, duke bërë thirrje kundër luftës dhe për paqen.