“Ndaloni luftën”, ky do jetë mesazhi i lojtarëve të Barcelonës dhe Napolit para së të nis ndeshja

Sonte (e enjte) do zhvillohet përballja kthyese mes Barcelonës dhe Napolit në kuadër të raundit të 16-të në Ligën e Evropës.

Sport

24/02/2022 20:37

Ndeshja e parë që u zhvillua në “Camp Nou” përfundoi me rezultat 1:1, derisa sonte do zbulohet se cila skuadër do sigurojë kualifikimin në çerekfinale, shkruan lajmi.net.

Sidoqoftë, duke marrë parasysh që Rusia është duke provuar të pushtojë Ukrainën, Barcelona dhe Napoli kanë vendosur të dalin me një mesazh para ndeshjes.

Lojtarët e dy skuadrat do mbajnë fanellat me shkrimin “Ndaloni luftën”, para kësaj ndeshje.

“Lojtarët e Napolit dhe Barcelonës do shfaqin një baner me fjalët “Ndaloni luftën” para ndeshjes së sotme”, shkroi klubi në komunikatë.

Ndërkohë, përballja nis në ora 21:00./Lajmi.net/