Nuk ka vend te Ancelotti, Dani Ceballos mund të rikthehet te Real Betisi

Mesfushori spanjoll, Dani Ceballos mund të rikthehet te Real Betisi pasi nuk po e gjen vetën në formacionin e trajnerit italian Carlo Ancelotti.

Sport

22/02/2022 18:14

Në verën e vitit 2017, Real Madrid njoftoi nënshkrimin me mesfushorin nga Real Betis, Dani Ceballos. Spanjolli zbarkoi në Madrid për 18 milionë euro dhe nënshkroi një marrëveshje gjashtëvjeçare me Los Blancos, të cilët e konsideronin mesfushorin si një lojtar për të ardhmen.

Dy sezone më vonë, Ceballos u huazua te Arsenali dhe pas dy huazimeve me Topçinjtë, mesfushori është rikthyer në kryeqytetin spanjoll për të gjetur vend në formacionin e Ancelotti.

Por pas ardhjes së Eduardo Camavinga, dhe formës së mirë të dyshes Luka Modric dhe Toni Kroos, 25-vjecari e di se mundësitë e tij do të jenë të kufizuara në kryeqytetin spanjoll.

Për këtë arsye ai duket i gatshëm të kthehet në Real Betis, klubi në të cilin ishte përpara se t’i bashkohej Real Madridit, transmeton lajmi.net.

Sic raportojnë mediat spanjolle, një marrëveshje tashmë është arritur për të rikthyer Ceballos në Real Betis, fillimisht në një marrëveshje huazimi, por me një opsion të detyrueshëm për të blerë lojtarin për një shumë që shkon nga 20 milionë deri në 25 milionë euro. /Lajmi.net/