Mediumi amerikan: SHBA-të kanë informacione se komandantët rusë kanë marrë urdhër të pushtojnë Ukrainën
“SHBA-të kanë informacione se komandantët rusë kanë marrë urdhra për të vazhduar me një pushtim të Ukrainës, me komandantët në teren duke bërë plane specifike se si do të manovronin në sektorin e tyre të fushës së betejës”.

Bota
Kështu ka raportuar korrespondenti i sigurisë kombëtare të CBS News, David Martin në “Face the Nation”, shkruan lajmi.net.
Sipas këtij mediumi, Inteligjenca tregon se “ata po bëjnë gjithçka që komandantët amerikanë do të bënin sapo të merrnin urdhrin për të vazhduar”, është shprehur Martin.
Pas javësh paralajmërimi se një pushtim rus i Ukrainës ishte i afërt, presidenti Joe Biden u tha gazetarëve të premten se ai ishte “i bindur” se presidenti rus Vladimir Putin kishte marrë vendimin për të pushtuar Ukrainën dhe tha se SHBA beson se forcat ruse synojnë të sulmojnë në “ditët e ardhshme”.
Sidoqoftë, administrata e Biden ka paralajmëruar se nëse Putin urdhëron një sulm ndaj Ukrainës, do të kishte pasoja të mëdha për Rusinë.