Dy ndeshje, asnjë fitues – Drita barazon me Llapin, Ulpiana e Malisheva ndajnë pikët

Në dy ndeshje të Superligës së Kosovës nuk është regjistruar asnjë fitues.

Sport

19/02/2022 14:58

Skuadra lidere, Drita ka luajtur baras 1:1 me skuadrën e Llapit, duke rrezikuar kësisoj të humb kreun e tabelës, shkruan lajmi.net.

Valmir Veliu realizoi i pari në këtë ndeshje, duke i dhënë epërsinë Llapit në minutën e 51’, me anë të një kundërsulmi.

Drita barazoi në minutën e 77’, kur penalltinë e konvertoi në gol qendërmbrojtësi Ardian Cuculi.

Rezultat i njëjtë ishte edhe në ndeshjen Malisheva – Ulpiana.

Ulpiana kaloi në epërsi në minutën e 19’ me Marcelei Santos, kurse në minutën e 42’ Xhevdet Shabani barazoi shifrat me një super-gol.

Drita shkon tashmë në 38 pikë, dy më shumë sesa Ballkani e Gjilani që kanë nga një lojë më pak, kurse Llapi merr pikën e 33-të.

Ulpiana numëron 19 pikë në pozitën tetë, kurse në një pozitë më lartë është Malisheva me 23 pikë. /Lajmi.net/