Al-Khelaifi: Nuk do gënjejë, nuk kemi lidhje me Real Madridin

Presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi ka konfirmuar se nuk kanë lidhje të mirë me Real Madridin.

Sport

15/02/2022 21:01

Dy klubet kishin bashkëpunim të shkëlqyer para disa viteve, por që gjithçka dështoi pasi Real Madrid provoi të transferojë Kylian Mbappen verën e kaluar, transmeton lajmi.net.

I pyetur nga “CanalSupporters” për lidhjet me Realin, Al-Khelaifi tha se nuk ka asnjë lidhje.

“Nuk do ta fsheh, nuk kemi pothuajse asnjë marrëdhënie me Real Madridin. Nuk do të kthehem më në atë që ndodhi. Unë besoj në futbollin e aksesueshëm për klubet e vogla, ata nuk mendojnë njësoj”, deklaroi ai.

Ndërkohë, përballja mes PSG-së dhe Real Madridit sapo ka nisur./Lajmi.net/