Gjilani ‘blindon’ Armend Halilin

Sport Club Gjilani ka 'blinduar' me një kontratë të re yllin e skuadrës, Armend Halili.

Sport

14/02/2022 21:23

Halili është ndër lojtarët kryesorë në formacionin e Ismet Munishit dhe shumicën e rasteve mahnit me paraqitjet, shkruan lajmi.net.

Kësisoj, Gjilani i ka rinovuar kontratën edhe për tre vitet e ardhshme.

“Rinovim. Armend Halili +3”, shkroi në mbishkrim, pranë një video të bukur.

Ndërkohë, Gjilani e nisi me barazim këtë edicion në sezonin pranveror, duke ndarë pikët me Drenicën./Lajmi.net/