Hamdi Namani shpallet “Ylli i javës”

Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Bankën Kombëtare Tregtare, BKT Kosova, vazhdojnë të ndajnë çmimin “Ylli i javës”, për lojtarin më të mirë të xhiros.

Sport

14/02/2022 16:31

“Ylli i javës” për xhiron e 19-të, të parën në stinorin pranveror në BKTSuperligë, është shpallur futbollisti në radhët e FC Drita, Hamdi Namani.

Mesfushori qendror i bardhekaltërve realizoi “hat-trick” në ndeshjen kundër KF Feronikeli, të cilën skuadra e tij e fitoi me rezultat bindës, 7:0.

Me këtë fitore FC Drita ka marrë kryesimin në renditjen e BKT Superligës, me 37 pikë.

Çmimin “Ylli i javës” për 27-vjeçarin e FC Drita, e ndau Alpay Mustafa, specialist në BKT./Lajmi.net/