Arrestohet 48 vjeçari në Ferizaj, rrahu babain e tij
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, mbrëmë rreth orës 19:00 ka pranuar një informacion se, në fshatin Prelez të Ferizajt është një rast i dhunës në familje.

Lajme
Në lidhje me këtë, Policia ka marr veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet R.H (M/K) i moshës 48 vjeçar, i cili kishte ushtruar dhunë fizike ndaj prindit të tij me inicialet H.H (M/K) i moshës 70 vjeçar, duke i shkaktuar lëndime trupore. Për këtë i njëjti ka pranuar tretman mjekësorë në Qendrën Emergjente në Ferizaj.
I dyshuari në këtë rast është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore./Lajmi.net/