Guardiola i pasigurt për të ardhmen e Sterling
Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola ka folur lidhur me të ardhmen e Raheem Sterling.
Sport
Spanjolli nuk është shumë i sigurt për të ardhmen e yllit anglez, Raheem Sterling, në ‘Etihad Stadium’.
Një het trik në vikend ktheu në vëmendje aftësitë e anësorit, dhe ai pritet të ketë një rol kyç në kombëtaren e Anglisë në Katar 2022.
E ardhmja e tij vazhdon të lidhet me një largim të mundshëm nga City. Për të ardhmen e tij s’di shumë as Pep Guardiola.
“Askush nuk dyshon se sa i rëndësishëm është ai”, ka thënë Guardiola, transmeton lajmi.net. “Çfarë unë dua është që ai të luajë mirë gjithmonë. Jo vetëm ai, por të gjithë lojtarët. Nëse llogarisim numrin e ndeshjeve që ai ka luajtur që kur jemi bashkë, janë shumë. Ai është lojtar kyç”, shtoi spanjolli.
“Për të ardhmen, nuk di se çfarë do të ndodh. Klubi vendos. Unë jam opinionin e tij, por sigurisht, klubi merr vendimin gjithmonë”, ishin fjalët e Pep.
Sterling shënoi tri gola në ndeshjen ndaj Norwich, ku City shënuan katër në total. /Lajmi.net/