Babai i Haaland zgjedh klubin e radhës, destinacioni është në Angli
Babai i Erling Braut Haaland ka kërkuar që djali i tij t'i bashkohet Manchester Cityt në afatin kalimtar të verës.
Sport
Sulmuesi i Borussia Dortmund ka një mori klubesh të mëdha evropiane që e kërkojnë, për shkak të një klauzole lirimi prej 68 milionë funte që u aktivizua në kontratën që nënshkroi kur iu bashkua nga Red Bull Salzburg në 2020, transmeton lajmi.net.
Megjithatë, sipas “Football Insider”, City është duke udhëhequr garën për 21-vjeçarin falë babait të Haaland, që ka qenë ish lojtar i “Qytetarëve” .
Sipas raportit, 49-vjeçari, i cili kaloi tre vjet në Mançester, i ka kërkuar djalit të tij që t’i bashkohet kampionëve të Premierligës përpara skuadrave të tjera të mëdha.
City dhe trajneri Pep Guardiola synojnë transferimin e një qendërsulmuesi që një kohë, pasi në verë dështuan ta transferojnë Harry Kane nga Tottenham.
Pavarësisht mungesës së një numri ndeshjesh për shkak të lëndimit këtë sezon, Haaland ka shënuar 16 gola në ligë në vetëm 14 paraqitje në Bundesligë deri më tani këtë sezon./Lajmi.net/