Mos i mbani kurrë këto gjëra në kuzhinë, kanë mikrobe dhe mund t’ju helmojnë
Rreziqet që i kanosen shëndetit tonë shpesh pikënisjen e kanë nga kuzhina.
Lifestyle
Kuzhina mund të mbajë produkte që mund të ju dëmtojnë shëndetin dhe ju nuk e dini, transmeton lajmi.net.
Më poshtë janë disa gjëra që duhet ti largoni menjëherë:
-Sfungjeri i enëve, është një nga produktet më të pista sepse akumulon baktere të shumta nga ushqimet. Duhet ta ndërroni sfungjerin e enëve të paktën 1 herë në 2 javë.
-Ushqimet e ndenjura, gjella apo ushqime të tjera duhet të qëndrojnë në frigorifer maksimumi 2 ditë. Mos konsumoni ushqime shumë të ndenjura sepse mund të helmoheni.
-Erëzat e ndenjura, ndoshta nuk e dinit, por erëzat që qëndrojnë më shumë se 1 vit humbasin fuqinë dhe aronën e tyre.
-Të bardha vezësh në kuti ose kanaçe, blini vezë të freskëta dhe mund të ndani të bardhën nga e verdha. Kutitë me të bardha vezësh prishen disa orë pas hapjes së tyre dhe janë burim helmimi. /Lajmi.net/