Real Madrid përgatitet për epokën e re të “Galaktikëve” – do Mbappe, Haaland dhe Pogba

Real Madrid është duke u përgatitur për një afat veror të 'nxehtë', ngase i do në skuadër tre yjet, Paul Pogba, Kylian Mbappe dhe Erling Haaland.

Sport

03/02/2022 16:56

Mediumi spanjoll “ESPN”, raporton se “Los Blancos” janë duke punuar që të kompletojnë të tre transferimet në afatin e ardhshëm veror, transmeton lajmi.net.

“Los Blancos” janë shumë të sigurt që do transferojnë Kylian Mbappen nga PSG si agjent i lirë, pavarësisht dëshirës së klubit së Ligue 1 për të rinovuar me francezin.

Real Madrid gjithashtu shihet si destinacioni më i preferuar i mesfushorit të Man Unitedit, Paul Pogba – një tjetër lojtar që do jetë agjent i lirë në verë.

Pogba do largohet nga “Old Trafford” në verën e ardhshme, derisa preferon kalimin te Real Madrid, pavarësisht që pëlqehet edhe nga klubet si PSG dhe Juventus.

Ndërkohë, përpos tyre, Real Madrid është duke prirë edhe për nënshkrimin me yllin e Borussia Dortmundit, Erling Haaland.

Norvegjezi kërkohet me ngulm nga Manchester City, por Reali planifikon të nis epokën e re të ‘Galaktikëve’ me dyshen Mbappe dhe Haaland.

Sipas mediumit spanjoll, Haaland favorizon kalimin te Reali, ngase është një tifoz i madh i tyre, por Man City do vazhdojë të garojë deri në fund./Lajmi.net/